Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se akuzat e kompanisë Google ndaj hakersve kinezë janë "shumë serioze” dhe do të hetohen nga FBI. Klinton u tha gazetarëve se administrata e Obamës është e shqetësuar nga këto akuza, të cilat, sipas kompanisë së internetit, rëndojnë hakerët kinezë për "komprometim të email-adresave që u përkasin zyrtarëve të lartë amerikanë”. Google nuk ka bërë të ditur se cilat pjesë të qeverisë së SHBA-së ishin në shënjestër.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus