Kryesore » 2011 » Maj » 24 » Kinë, përdoruesit e telefonit celular mbi 900 milionë
8:18 PM
Kinë, përdoruesit e telefonit celular mbi 900 milionë
ina kapërceu në fund të prillit shifrën 900 milionë përdorues telefoni celular, nga të cilët afro 70 milionë përdorues të teknologjisë 3G, njoftoi sot Ministria e Industrisë dhe e Informacionit.
Numri i abonentëve në vendin më të populluar në botë ka kaluar tashmë në 900,39 milionë, nga të cilët 67,57 milionë abonentë përdorin teknologjinë 3G, saktësoi ministria. Kina numëronten në janar 870 milionë përdorues telefonash celularë, nga të cilët 52 milionë 3G.

Në tremujorin e parë 2011, industria e telekomunikacioneve kineze njohu një rritje prej 9,4 për qind të xhiros vjetore, e vlerësuar në 308,36 miliardë juanë (47,44 miliardë dollarë), vazhdoi ministria. Javën e kaluar, qeveria kineze njoftoi edhe një rritje me 20 milionë numrin e përdoruesve të internetit, duke e çuar atë në 477 milionë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus