Kryesore » 2011 » Maj » 30 » Kindlence, artikuj të përzgjedhur për pajisen tuaj Kindle
6:21 PM
Kindlence, artikuj të përzgjedhur për pajisen tuaj Kindle
Amazon Kindle ndoshta nuk gjen përdorim të madh në Kosovë apo Shqipëri, por padyshim është një prej pajisjeve më të pëlqyer për të lexues libra në versionin digjital, për adhuruesit e librit. Madje kohëve të fundit ka pasur zëra të ndryshëm në lidhje me versionin e ri, dhe shumë përdorues kanë bërë thirrje që të mos bëhet ekrani i ndjeshëm në prekje por të ndryshohet vetëm pak dhe të qëndrohet prapa teknologjisë që ka tani sepse leximi është shumë i rehatshëm.

Por çka nëse dëshironi të lexoni edhe disa artikuj të tjerë të bazuar në shijen dhe rekomandimin e të tjerëve, përveç librave që keni në të apo në Amazon.com? Zgjidhja quhet Kindlence. Ky shërbim i ri që është paraqitur së fundi online, luan rolin e një seleksionuesi të artikujve më të mirë në web dhe më pas i përcjellë ato direkt në njësinë tuaj Kindle. Pasi të regjistroheni ju zgjidhni kategorinë për të cilat dëshironi të dëgjoni më shumë, dhe po që se keni modelin Kindle 3 me WiFi ju do të pranoni falas përmbajtje sapo të kyçeni në ndonjë rrjet WiFi. Ndërsa nëse keni modele tjera në shfrytëzim përdorni adresën @kindle.com për tu regjistruar.

Kindlence, kush?

Por dikush prej lexuesve të PCWorld Albanian mund të thotë pse ka kaq shumë rëndësi ky lajm për rajonin tonë kur kemi parasysh se ka përdorues të Kindle? Unë jam pro asaj që çdo lajm ka rëndësi pa marr parasysh vendit ku ndodh, edhe pse neve na takon t’i ndajmë ato lajme në bazë të rëndësisë. Por ajo që është më e rëndësishmja prapa Kindlence është ekipi që e ka krijuar e ata janë (po i listojmë me emrat siç i kanë në Twitter): @xhakli, @agne, @vasjenkatro dhe @olsi. Sigurisht për shumë prej jush këta janë emra janë të mirënjohur, por për ata që nuk janë në rrjedha këta janë disa prej njerëzve më aktiv online të komuniteti tshqiptar, e gjithashtu janë të njohur edhe në sferën ndërkombëtare.

E gjithashtu edhe puna e tyre është e njohur dhe e respektuar prandaj mund të themi se produkti i tyre që së fundi u paraqit në skenë, është mjaft ide kreative dhe ka gjetur pëlqim tek shumë përdorues të Kindle.

Kënaquni duke lexuar

Ata që kanë Kindle ju mbetet të abonohen në shërbim në bazë të asaj se çfarë modeli kanë, dhe të shijojnë artikuj të veçantë të përzgjedhur me kujdes nga përdorues të po këtij shërbimi. Disa prej artikujve që u shkëmbyen javën e kaluar ishte: Qyteti i Ëndrrave, Vëllezërit Miliarder që po luftojnë kundër Kinës, Të vërtetat e pathëna, etj.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus