Kryesore » 2011 » Maj » 24 » Kindle tejkalon librat e shtypur
2:48 PM
Kindle tejkalon librat e shtypur
Amazon ka bërë të ditur se tani shet më shumë libra në formë elektronike se sa në formë të librave klasikë të shtypur.
Prej 1 prillit Amazoni në 100 libra të shtypur të shitur ka shitur 105 libra për lexuesin e vet të librave elektronikë, Kindle. Kjo shitje përfshin edhe librat të cilët nuk janë publikuar në formë elektronike, ndërsa librat gratis për Kindle po ashtu nuk janë përfshirë. Në Amazon po ashtu theksojnë që deri më tani gjatë këtij viti kanë shitur tri herë më shumë libra për Kindle se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
CEO i Amazonit, Jeff Bezos, thekson që kanë pasur pritje të mëdha për Kindle dhe kanë shpresuar që një ditë shitja e librave në formë elektronike do të tejkalojë shitjen e librave të shtypur, por askush nuk ka menduar që kjo do të ndodhë kaq shpejt. Amazon shet libra të shtypur tashmë 15 vite, ndërsa me shitjen e librave elektronikë ka filluar vetëm para 4 vitesh.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus