Kryesore » 2012 » Maj » 25 » Kina me 1 miliardë përdorues të celularëve
1:43 PM
Kina me 1 miliardë përdorues të celularëve
Kina është e para për përdorimin e telefonave celularë. Sipas The Next Web, qeveria kineze tani ka lajmëruar zyrtarisht që ka më tepër se 1 miliard përdorues të telefonave celularë. Sa për krahasim, sipas numrave të dhënë nga shoqata për wireless, CTIA, Shtetet e Bashkaura kanë më tepër se 330 milionë përdorues.Sipas The Next Web, Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit në Kinë ka publikuar një raport me numra të rinj të përdoruesve brenda shtetit. Raporti tregon që pas çerekut të parë të vitit 2012 ishin marrë 43 milionë pajisje të reja, numri i përgjithshëm tejkaloi një miliard përdorues.Telefonat e vjetër janë ende më të përdorurit, por smartphone-ët janë duke fituar shpejt popullaritet në Kinë. Androidi i Google është sistemi më i popullarizuar operativ për celularë. Ndërmarrja hulumtuese me bazë në Pekin, Analysys International, tha se në fund të vitit 2011, Android kishte 68 për qind të tregut të sistemeve operative për smartphone, që paraqet një ngritje të lartë, duke pasur parasysh se para tre çerekviteve ishte vetëm 33 për qind.Kina është një treg i rëndësishëm për iPhone e Apple. Në çerekun e katërt të vitit 2011, Kina kontribuoi me më tepër se 16 për qind, ose 4.5 miliardë dollarë, në fitimet e përgjithshme, duke dalë përpara Bashkimit Evropian. Vetëm gjatë javës së kaluar, Apple hyri në bisedime me China Mobile, që është bartësi më i madh i telefonave në vend, për ndonjë ofertë të mundshme të iPhone-ëve tek konsumatorët e vet.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus