Kryesore » 2012 » Gusht » 7 » Kështu duket interneti
12:52 PM
Kështu duket interneti
Autori i hartës Ruslan Enikeev në faqen për të interesuarit ofron edhe përshkrimin e modelit matematikor të përdorur gjatë përgatitjes.
Në kohën e fundit është e mundshme të kërkohet harta e internetit, e cila me ndihmën e rretheve tregon pozitën relative të faqeve të internetit. Shumica e rretheve flasin për sasinë e trafikut – trafiku më i madh, rrethi më i madh. Harta përbëhet ngamë shumë se350.99 sajte dhe dy milionë linka nga 196 vende. Linkat janë treguar sipas gjendjes së shënuar në fund të vitit 2011. Janë rregulluar ashtu që sajtet e ngjashme janë pranë njëri tjetrit, lidhjen e bëjnë vizitorët të cilët vizitojnë faqe të ngjashme.Grupimet më të mëdha i formojnë faqet nën rrjetin e njëjtë nacional, ndërsa për shkak të orientimit më të lehtë, rrethet janë të ngjyrosur ashtu që çdo ngjyrë paraqet një vend. Rusia është e kuqe, Japonia e purpurt, Kina e verdhë, SHBA-ja e kaltër e çelët, Kroacia e kaltër e mbyllët etj. 

Autori i hartës Ruslan Enikeev në faqen për të interesuarit ofron edhe përshkrimin e modelit matematikor të përdorur gjatë përgatitjes. Për shfaqje përdorë engine Google Maps. Në disa ditët e para që nga publikimi i faqes trafiku ishte aq i madh sa që autori i faqes lut për ndihmë në formë të donacioneve që të mund të mbajë projektin e vet jo-komercial. "Mund t’i ndani shpenzimet tona dhe t’ia mundësoni më shumë njerëzve për të parë bukurinë e internetit.”, ka shkruar në faqe
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus