Kryesore » 2011 » Maj » 30 » Kërkimi i shpejtë në Google për fluturimet
6:22 PM
Kërkimi i shpejtë në Google për fluturimet
Google sapo e ka bërë shumë të thjeshtë kërkimin për informacione rreth fluturimeve. Tani mund të shkruani "flights from [një qytet] në një [qytet tjetër] në dritaren e kërkimit në Google dhe ju shpejt do të shihni një informacionet në faqen me rezultate.
Nëse doni që ta cekni edhe aeroportin, shkruani "flights from [emri i aeroportit]. Ky kërkim funksionon në 10 gjuhë: anglisht, frengjisht, italisht, gjermanisht, spanjisht, holandisht, portugalishten braziliane, gjuhën polake, turke dhe katalane.

Nuk është krejt e lehtë, nëse fluturimi juaj nuk është i ofruar nga një fluturim që ndodh vazhdimisht. Për shembull, kërkimi "flights from Milwaukee to Tahiti” nuk paraqet informacione, por vetëm disa uebfaqe për udhëtim.

Qytetet më të vegjël me aeroporte të vegjël nuk kanë informacione. Shkruani "flights from Topeka” dhe sërish nuk do të merrni rezultatet e pritura për oraret e fluturimit. Por rezultate të shumta mund të paraqiten nëse shkruhet fjala "flight” dhe emri i qytetit.

Ka shumë truke për kërkimet që mund t’i bëni në Google dhe që janë të pranishëm qysh moti. Për shembull, ekziston mundësia e shkruarjes së "300 euro in usd” që do të ofrojë rezultatin se sa dollarë amerikanë janë 300 euro. Fjala kyçe për kërkim është "in”. Kjo fjalë është mjaft e dobishme me shndërrimet për njësi të gjatësisë. Për shembull "1 inch in cm”

Kjo shtojcë për kërkime sa më të kënaqshme mund të jetë shumë e mirëseardhur
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus