Kryesore » 2012 » Maj » 9 » Keni krijuar varësi ndaj Facebook-ut?
3:23 PM
Keni krijuar varësi ndaj Facebook-ut?
Nëse ju keni në 4 nga këto pyetje të mëposhtme përgjigjjen "shpesh" ose gjithmonë, duhet të kuptoni se keni krijuar varësi ndaj Facebook-ut.
 Ky pyetësor është hartuar nga Universiteti i Bergen në Norvegji, për të kuptuar nëse studentët e tij kanë krijuar apo jo varësi ndaj rrjetit social Facebook. Janë gjashtë pyetje të cilave u duhet kthyer përgjigje për të kuptuar diçka të tillë. 

Pyetjeve mund tu pëgjigjeni me 1 = shumë rrallë, 2 = rrallë, 3 = disa herë, 4 = shpesh ose 5 = shumë shpesh.

Provojeni edhe ju:

1.Ju kaloni shumë kohë gjatë ditës duke menduar për Facebook apo duke planifikuar për përdorimin e tij.

2. Ju ndjeni nevojën për të përdorur Facebook-un gjithnjë e më shumë

3. Ju përdorni Facebook në mënyrë që të harroni problemet personale

4. Ju keni provuar që ta mbyllni Facebook por nuk keni patur sukses

5. Ju kuptoni se bëheni keq nëse u krijohet pamundësia për të përdorur Facebook-un

6. Ju përdorni Facebook-un aq shpesh sa ka krijuar impakt negativ në punë/shkollë.

Bëjeni këtë test dhe shikoni se çfarë është "facebook-u" për ju!
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus