Kryesore » 2012 » Nëntor » 14 » Karte krediti me ekran LCD dhe tastiere
1:01 PM
Karte krediti me ekran LCD dhe tastiere
MasterCard do të hedhë në treg një kartë të re krediti në Singapor si "karta të reja pagese për brezin e ardhshëm”.Karta Display ka një ekran LCD dhe butona me prekje dhe të dyja këto e lejojnë përdoruesin të shfrytëzojë fjalëkalime njëpërdorimshme. Fjalëkalime të tilla (OTP) shpesh dërgohen me mesazhe në tekst ose me pajisje vërtetimi të pajisura me qark. Karta është e projektuar për "institucionet bankare që kanë nevojë për një nivel më të lartë sigurie për shërbimet e tyre online,” bëhet e ditur sipas një komunikate nga MasterCard.Përveç funksionalitetit shtesë, karta operon si një kartë standarde, debiti ose bankomati. Ideja është të garantohet një shërbim dy-në-një për përdoruesit.Edhe në Azi, akoma nuk ka filluar tregtia me celularë inteligjentë. Prandaj, interesi i Google-it për një kartë krediti Google Wallet do të ishte një zgjidhje e përkohshme gjersa pagesat celulare të bëhen të zakonshme.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus