Kryesore » 2012 » Tetor » 14 » Kapela me dëgjuese, një atraksion i ri për dëgjimin e muzikës
9:26 AM
Kapela me dëgjuese, një atraksion i ri për dëgjimin e muzikës
Besojmë se deri tani keni hasur apo keni përdorur kapele me dëgjuese apo nga ato për dëgjimin e muzikës, mirëpo shumica prej tyre kanë qenë jashtë standardeve, pa stil dhe nga ato shpeshherë keni përjetuar kokëdhembje. Këto të gjitha kanë rezultuar të padobishme.Por kapela e re e nxjerrur së fundi në treg e njohur si "Headphone Hats" (kapela me dëgjuese) është e qëlluar. Ajo ka dëgjueset e integruara në kapelë dhe ato janë gati se të padukshme dhe të rregulluara në mënyrë që të mos kenë shqetësime apo të ndjeheni të rehatshëm gjatë dëgjimit të muzikës.Kapela juaj nga pamja e jashtme është e zakonshme dhe askush nuk mund të hetojë se ju po dëgjoni muzikë dhe po kujdeseni për të mos u ftohur. Mundësia tjetrë është se dëgjueset në këtë kapelë shumë lehtë mund të hiqen dhe më pas të vendosen, në rast të nevojës tuaj. Por, do të keni fat të keq nëse e humbisni kapelën, për shkak se tani humbni edhe kapelën edhe dëgjueset, ndërsa dikur keni mund të humbisni vetëm njërën prej tyre.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus