Kryesore » 2011 » Maj » 5 » Japonezët shpikin edhe puthjen elektronike!
3:59 PM
Japonezët shpikin edhe puthjen elektronike!
Duke parë qartas mundësinë e kufizuar që jep video chat, shkencëtarët kanë gjetur në një laborator të Tokios mënyrën për të pasuruar lidhjet në distancë, duke krijuar puthjen elektronike.
Shkencëtarët japonezë kanë shpikur transmetimin e puthjet (!) që ua mundëson njerëzve puthjen në hapësirë virtuale, njofton revista e specializuar "Digit info”.
Hulumtuesit e Universitetit të Tokios për elektrokomunikime tashmë kanë demonstruar punën e parimit për imitim të puthjes, të përbërë nga dy aparate të çifteve të lidhura për kompjuter.
Dy shfrytëzues në distancë hapësinore vendosin në gojë një gyp plastik të lakuar dhe lëvizin gjuhën në drejtim, ose në drejtim të kundërt nga lëvizja e treguesve të orës. Lëvizja e tyre sinkronizohet me ndihmën e internetit dhe nëse njëri nga partnerët nis të lëvizë mbrojtësin e aparatit të vet, ai vihet në lëvizje edhe te shfrytëzuesi tjetër.
Përfaqësuesi i laboratorit Nabuhiro Takahasi ka bërë me dije se mjeti është në fazën e testimit./Koha/
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus