Kryesore » 2012 » Korrik » 24 » Ja telefonat me kamerën më të mirë
2:32 PM
Ja telefonat me kamerën më të mirë
Hulumtimet më të reja treguan se përdoruesit e mençur të telefonave e shfrytëzojnë shumë kamerën e tyre. Disa kamera janë madje më të mira se fotoaparatet klasikë. Ja disa nga telefonat me kamerën më të mirë.

Nokia 808 PureView

Në kohën e fundit nuk është duke shënuar rezultate të mira me telefonat e saj, sidomos ata me sistemin operativ "Symbian”, por "Nokia" gjithmonë ka ditur të shpikë pajisje me kamerë të mirë. Tani telefonat e saj i ka përmirësuar në një nivel edhe më të lartë, kur bëhet fjalë për kamerën e tyre. Para disa javësh, zyrtarisht është prezantuar telefoni Nokia 808 PureVieë, i cili posedon kamerën prej 41 megapikselë, ku janë më shumë pikselë se shumica e fotoaparateve në treg. Për shkak të teknologjisë së veçantë kanë arritur që objektivin kaq të madh ta fusin në këtë telefon. Çmimi i kësaj pajisje është rreth 550 euro.

Samsung Galaxy S3

Pajisja e paralajmëruar për një kohë të gjatë nga gjiganti jug-korean nuk e dëshpëroi asnjë. Përveç karakteristikave të shkëlqyera sjell edhe kamerën cilësore. I ka tetë megapikselë, njësoj sikur edhe pararendësit e këtij telefoni, por te ky telefon janë përmirësuar disa gjëra, nga të cilat më së shumti softueri. Ngjyrat që ofron janë "shumë të gjalla”, ndërsa e tërë fotografia është mjaft e mprehtë. Gjëja më e mirë që e ofron kjo pajisje natyrisht që është shpejtësia e punës dhe fotografimit, që është në nivel shumë të lartë dhe e bën këtë telefon të veçantë. Samsung Galaxy S3 kushton rreth 500 euro.

HTC One X

Telefoni i shkëlqyeshëm i kompanisë tajvaneze është një konkurrent i denjë i kompanive tjera, kur bëhet fjalë për harduerin dhe softuerin, e posaçërisht kamerën. Sikur edhe shumica e telefonave të kësaj gjenerate, edhe ky posedon tetë megapikselë, por ‘HTC’ ka përgatitur edhe disa përmirësime softuerike me qëllim të fotografisë sa më të mirë. Posedon mundësinë e fotografimit në "HDR”, sikurse edhe "Burst”, mënyrë e cila realizon katër fotografi në një sekondë, derisa përdoruesi mund ta lëvizë lirisht telefonin. Telefoni i mençur HTC One X kushton 450 euro.

iPhone 4S

Edhe pse ka më shumë se një vit që ka dalë në treg, iPhone 4S futet në mesin e telefonave më të mirë në të gjitha përbërësit e tij, dhe kështu edhe tek kamera. Kompania "Apple” me këtë model prezantoi edhe disa përmirësime të duhura, të cilat ishin mjaft të nevojshme, si bie fjala ofrimi i 73 për qind më shumë ndriçim në krahasim me kamerën paraprake. Është përshpejtuar edhe mënyra e tij e punës, që do të thotë se edhe fotografitë janë më cilësore, shumë më të ndritshme dhe me ngjyra të pastra. Ky telefon kushton rreth 600 euro.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus