Kryesore » 2012 » Korrik » 4 » IPKO avancon internetin në tërë Kosovën
10:08 PM
IPKO avancon internetin në tërë Kosovën
Me instalimin e pajisjeve të fundit teknologjike nga CISCO, IPKO tani ofron internetin më të shpejtë dhe shërbimin më stabil, në të gjitha qytetet e Kosovës.Migrimet e fundit të rrjetit fiks në platformën DOCSIS 3.0 u mundësojnë përdoruesve të internetit nga IPKO të kenë internetin më të shpejtë dhe më stabil, në shtëpitë ose zyrat e tyre.Me platformën e re në të cilën janë investuar më shumë se 3 milionë euro, tërë rrjeti fiks (interneti, televizioni digjital dhe telefonia fikse) i kompanisë IPKO është në DOCSIS 3.0, avancim teknologjik i cili do të sigurojë internet të shpejtë dhe shërbim të qëndrueshëm gjatë tërë ditës, pavarësisht periudhës ditore ose konsumit të trafikut të rrjetit."Si ofruesi më i madh i internetit në vend, ne gjithmonë jemi të përkushtuar të investojmë në teknologji të reja dhe të bashkëpunojmë me kompania të mëdha botërore për të ofruar internet edhe më të shpejtë, si dhe përvojë edhe më të mirë konsumatore” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv i kompanisë IPKO.

Me kalimin e suksesshëm në DOCSIS 3.0, të gjithë përdoruesit e internetit nga IPKO do të kenë qasje shumë më të lehtë dhe direkte në rrjet, pa pasur nevojë të shkruajnë llogarinë e përdoruesit ose fjalëkalimin e tyre për ta përdorur internetin.

"Me migrimin në DOCSIS 3.0, IPKO është shndërruar në lider të rajonit për internet të shpejtë dhe shërbim të qëndrueshëm, ndërsa ka ndërtuar rrjetin i cili tani mund të krahasohet me vendet e zhvilluara të cilat kanë rrjet të avancuar dhe shkallë të lartë të depërtimit të internetit, siç janë Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Francaapo Sllovenia” ka shtuar më tej Erzin.

Si ofruesi i parë i internetit në vend, IPKO mban më shumë se 51 për qind të tregut të internetit në Kosovë, ndërsa shërbimi tani ofrohet në të gjitha qytetet e Kosovës, ku kompania IPKO ka ndërtuar mbi 240 mijë porte që mundësojnë kyçjen e po këtij numri të familjeve kosovare në shërbimet e internetit, telefonisë fikse dhe të televizionit digjital.

Me këtë shtrirje të gjerë me të gjitha shërbimet bashkëkohore të telekomunikimit, kompania IPKO e pozicionon shtetin e Kosovës si vend modern, ku shkalla e lartë e depërtimit dhe përdorimit të internetit mbetet tregues i fuqishëm social.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus