Kryesore » 2013 » Janar » 8 » iPhone 6: Një koncept interesant i bazuar në dizajnin e iPod nano (+VIDEO)
4:38 PM
iPhone 6: Një koncept interesant i bazuar në dizajnin e iPod nano (+VIDEO)
iPhone 5 ka tashmë disa muaj që ka dalur në treg, por siç ndodh shpesh, me vitin e ri vijnë edhe thashetheme të reja, spekullime, koncepte interesante dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me iPhone. Apple do të qëndrojë si gjithmonë në qetësi absolute duke nxitur fantazinë e shumë përdoruesve dhe mediave në përgjithësi. Sot do ju propozojmë një koncept mjaft interesant që frymëzohet nga dizajni i iPod nano të ri.Ky koncept prezanton një iPhone 6 me kapakë prej alumini dhe me një trashësi minimale. Ekrani normailsht ofron një sipërfaqe më të gjërë se iPod nano që e mbulon të gjithë sipërfaqen e sipërme falë përjashtimit të butonit klasik Home, një mangësi për të cilën është folur shumë dhe nuk është për tu nënvlerësuar.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus