Kryesore » 2012 » Qershor » 22 » 'Iphone 5 triumfues ndaj samsung galaxy s III'
11:10 PM
'Iphone 5 triumfues ndaj samsung galaxy s III'
Shefi ekzekutiv i Foxconn, Terry Gou, nuk turpërohet aspak kur flet për modelin e ardhshëm të iPhone, duke i lavdëruar veçoritë e tij në takimin vjetor të aksionerëve të ndërmarrjes.Konsumatorët duhet të presin për iPhone 5, sepse ai do ta turpëroj Samsung "Galaxy S III”, raportoi Focus Taiwan duke cituar deklaratat e shefit ekzekutiv të Foxconn, që i kishte bërë gjatë kësaj jave.Është ndoshta e sigurt të thuhet që Guo nuk morri dritën jeshile nga autoritetet e ndërmarrjes Apple për të folur për modelin e ardhshëm të pajisjes iPhone. Ai nuk tregoi hollësi rreth asaj se pse iPhone 5 do të jetë më i mirë se Galaxy S III.

Por ai foli rreth marrëdhënies së re të bërë mes prodhuesit të paraqitjes Sharp i cili do të jetë i përfshirë në furnizimin e pajisjes iPhone me komponentë.

Gjatë muajit mars, Foxconn – që grumbullon produktet e Apple – u bë aksionari më i madh i vetëm në Sharp pasiqë kishte blerë 10 përqind të aksioneve të ndërmarrjes japoneze për rreth 800 milionë dollarë.

Guo tha që Sharp me pajisjet e prodhuara në qytetin Sakai, do t’i japë Foxconn një kryesim prej tri vitesh në Samsung.

"Me fuqitë prodhuese dhe reklamuese [të Foxconn] dhe teknologjitë kyçe të Sharp, dyshja do të jetë në gjendje të mposhtë rivalin e vet kryesor,” thuhet në raportin e Focus Taiwan.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus