Kryesore » 2012 » Maj » 27 » iPhone 5 me pamje krejtësisht të re
6:33 PM
iPhone 5 me pamje krejtësisht të re
iPhone 5 që pritet të dalë gjatë muajit tetor, do të ketë një pamje tërësisht të re, ndryshe nga versionet paraprake. Eric Savitz bëri të ditur datën e lansimit të iPhone 5 si dhe ndryshimet që do të përfshijnë këtë smartfon.Ai tha: "Ne besojmë se iPhone 5 do të ketë konsumin më të madh në 2012 si dhe përditësimet më të mëdha në historinë e smartfonëve. iPhone 5 do të ketë një ndërtim krejtësisht të ri dhe do të ketë pamjen e një tabloje metalike që do të ngjajë me një iPad.iPhone 5 do të ketë ekran më të madh se versionet e tjera për rreth një inç, dhe gjithashtu do të përfshijë teknologjinë e re 4G LTE, një procesor më të fuqishëm dhe memorje më të madhe si dhe kamera më cilësi më të mirë. Gjithashtu, me këto modifikime të reja iPhone 5 do të konkurrojë fuqishëm me Android, duke qënë se Android ka patur gjithmonë një ekarn më të madh se iPhone, dhe gjithashtu do ketë dhe një peshë më të lehtë krahasuar me versionet e tjera dhe smartfonët Android.Ky smartfon do të dalë shumë shpejt në treg dhe besohet së përveç shitjeve të shumta gjithashtu do të jetë dhe "fiksimi” i ri i përdoruesve të iPhone dhe Apple. Synimi i Apple kësaj radhe është që të tërheqë sa më shumë përdorues që më herët nuk kanë përdorur iPhone.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus