Kryesore » 2012 » Janar » 21 » iPhone
1:49 AM
iPhone
Sipas parashikimeve të analistëve nga iSuppli, pajisjet me Windows Phone në vitin 2015 do të kenë posedim më të madh të tregut se smartphonët me iOS.Arsyen për optimizëm analistët e shohin në partneritetin në mes Microsoft dhe Nokia, dhe pas investimeve të dukshme depërtimin në tregun amerikan. Qysh këtë vit pritet që posedimi i Windows Phone të shkoj deri në 9%. Vitin e kaluar Microsoft e përfundoi në kuotën prej 1.9% të tregut të smartphonëve. Për më shumë, parashikohet se prej të gjithë Windows Phonëve të shitur këtë vit, gjysma do të jenë nga Nokia. Gjatë vitit të ardhshëm posedimi i celularëve të Nokias në platformën e Microsoftit pritet të rritet në 62%.Derisa WP7 dhe iOS me rreth 16% të posedimi do të luftojnë për vendin e dytë, Android, të cilit qysh tani i takon gjysma e tregut, deri më 2015 do të rritet në 58%, mendojnë në iSuppli
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus