Kryesore » 2012 » Prill » 17 » Interneti në çip
10:19 PM
Interneti në çip
Sipas MITnews, në të ardhmen magjistralet brenda procesorëve shumëbërthamash me siguri do të jenë ndryshe nga ç’janë sot. Tani është aq e zakonshme që brenda një procesori shumëbërthamash të dhënat mes bërthamave të barten përmes së njëjtës magjistrale. Edhe pse kjo zgjidhje është e përshtatshme, sepse teknikisht është e thjeshtë, me vete bart edhe problemin themelor që në këtë mënyrë mund të komunikojnë mes vete në të njëjtën kohë vetëm dy bërthama procesorike, ndërsa të tjerat duhet të presin që magjistralja të lirohet.Edhe pse me katër, gjashtë, tetë ose 16 bërthama, sa kanë sot zakonisht procesorët, kjo nuk paraqet edhe aq shumë problem, në të ardhmen e cila besohet që do të sjellë qindra e mijëra bërthama në çipa, ky do të mund të jetë problem i cili vë në pikëpyetje shpagueshmërinë dhe efikasitetin e dizajnit të tillë.

Prandaj hulumtuesit nga MIT propozojnë që bërthamat brenda procesorëve të sillen si kompjuterët në Internet – mbledhin informata në pakete, të cilat më pas përmes routerit të vet i dërgojnë në destinacion përmes rrugës që është në dispozicion në atë moment. Në këtë mënyrë secila bërthamë do të kishte routerin e vet miniatural dhe në vend të magjistrales do të ekzistonin, sikurse edhe në Internet, më shumë rrugë përmes të cilave do të mund të përcillen informatat mes bërthamave.

Përveç kësaj, një mënyrë e tillë komunikimi do të zvogëlonte shpenzimin energjetik të çipave dhe atë për më shumë se një të tretën.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus