Kryesore » 2012 » Shkurt » 26 » Intel përkrah LibreOffice
2:33 AM
Intel përkrah LibreOffice
Intel ka filluar me shpërndarjen e platformës me kod të hapur LibreOffice përgjatë dyqanit online AppUp Store dhe i është bashkuar bordit të Fondacionit The Document (TDF)."Unë e kam përdorur LibreOffice nga dita e parë për prezantimet në konferenca dhe për analiza të të dhënave,” tha Dawn Foster, i cili është drejtuesi i komunitetit për burim të hapur në Intel, në një deklaratë. "Inxhinierët tanë kanë punuar me bazën e kodit të LibreOffice për ta rregulluar atë për harduerët e Intel. Shtimi i tij në AppUp Center është një shtojcë e qartë dhe do të ofrojë veçori ngazëllyese për të gjithë përdoruesit e Ultrabook.”Derisa LibreOffice tashmë e ka një mardhënie të rehatshme me shitësit e kodit të hapur si SUSE dhe Red Hat, kjo platformë ka çaluar tek numri më i madh i anëtarëve komercialë. Bashkangjitja me Intel, që formalisht paraqet njërin nga bashëpunëtorët më të afërt të ndërmarrjes Microsoft në botën e teknologjisë, është një goditje e fuqishme dhe anëtari i bordit TDF, Florian Effenberger tha që ai ishte "i tronditur” nga lajmet
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus