Kryesore » 2012 » Gusht » 26 » Ilaçi për tullacët arrin brenda dy vjetësh
12:38 PM
Ilaçi për tullacët arrin brenda dy vjetësh
Losioni i cili shëron tullacërinë mund të shfaqet në treg në afatin prej dy vjetësh, janë të bindur shkencëtarët. Negociatat me firmat farmaceutike tashmë janë në zhvillim e sipër, ndërsa e tërë puna mund të ketë sukses me ndaljen e efekteve të enzimave që shkaktojnë rënien e flokëve, shkruan Telegraph.Dermatologët amerikanë këtë vit kanë deklaruar që kanë zbuluar se si enzima prostaglandin D2 (PGD2) çon deri te ajo që folikulat ndalen së prodhuari flokë.George Cotsarelis, udhëheqës i ekipit të ekspertëve nga Universiteti Pennsylvania, ka thënë se janë studiuar ndikimet e 250 gjeneve dhe që është vërtetuar se si njëri prej tyre ka rol kyç.Ai shtoi se aktualisht është duke u negociuar me disa kompani për t’u prodhuar ilaçi për tullacët.Katër nga pesë meshkuj deri në moshën 70-vjeçare përjetojnë rënien e flokëve. Në disa vende folikulat vazhdojnë të prodhojnë flokë, por shumë më pak sesa më herët.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus