Kryesore » 2012 » Dhjetor » 3 » IGZO monitori i Sharp në 4K
4:14 PM
IGZO monitori i Sharp në 4K
Përveç telefonit mobil të paralajmëruar, Sharp është duke përgatitur edhe monitorin profesional me matricën e re IGZO LCD, modelin PN-K321. Monitori ka diagonale prej 32 inçësh dhe rezolucion 4K (3840 x 2160) dhe trashësi të vogël në krahasim me diagonalen prej vetëm 35 milimetrash.Në këtë monitor janë integruar edhe altoparlantët stereo (2 W) me hyrje për kufjet për profesionistët të cilët mendojnë ta shfrytëzojnë atë për video produksion, ndërsa ndërlidhja me kompjuterin është e mundur përmes konektorëve DisplayPort dhe HDMI. Sharp thekson edhe ndriçimin tipik prej 250 cd/m2 (edge LED), peshë prej 7,5 kg dhe shpenzim prej 120 W. Prezantimi zyrtar pritet të bëhet në CES në janar të vitit të ardhshëm, ndërsa në shitje PN-K321 do të duhej të gjendet në mars me çmim prej rreth 5.500 dollarësh.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus