Kryesore » 2011 » Maj » 22 » IE9 tejkalon IE6
2:42 PM
IE9 tejkalon IE6
Edhe pse Internet Explorer 9 deri më tani nuk e ka arritur suksesin që e kanë pritur dhe dëshiruar në Microsoft, megjithatë ngadalë po grabit hise në treg dhe kohë më parë arriti për nga shifrat Internet Explorer 6.
Sipas të dhënave të mbledhura nga kompania Stat Counter, IE9 javën e kaluar ka pasur hise tregu prej 4,34 për qind me çka për herë të parë ka arritur ta tejkalojë IE6-shin, i cili mbante 4,26 për qind të tregut. Këtë rezultat IE9 e ka arritur pothuajse dy muaj pas publikimit, ndërsa Firefox 4, i cili është publikuar një javë më pas, në të njëjtën periudhë ka marrë 14,96 për qind të tregut dhe është bërë browseri i tretë më i popullarizuar i Internetit, pas Chrome 11 (15,79 për qind) dhe IE8 (29,07 për qind).
Përgjithësisht në gjysmën e parë të majit kanë vazhduar trendët nga muajt e mëparshëm, përkatësisht Chrome rritet akoma më së shpejti ndërsa hisja e Internet Explorer në tregun global ka rënë në 43,92 për qind, ndërsa Firefox ka rënë në 29,42 për qind./Koha/
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus