Sipas një raporti nga NSS Labs, Internet Explorer 9 përmes teknikës së saj për bllokimin e URL’ve të dëmshëm me SmartScreen Filter dhe Application Reuptation për të gjetur skedarë jo të besueshëm, ka arritur të renditet si shfletuesi më i mirë për të bllokuar malware. IE9 ka bllokuar 92% të malware me filtrimin e saj me bazë në URl dhe 100% me filtrimin e saj me bazë në aplikacione. IE8 është renditur në vendin e dytë me 90% malware të bllokuar, ndërsa në vendin e tretë janë renditur bashkërisht Safari 5, Chrome 10 dhe Firefox 4, duke bllokuar vetëm nga 13 për qind. Në fund ishte Opera 11 me vetëm 5 për qind malware të bllokuar.Studimi ka shikuar faqet që varen në aspektin e mashtrimit të përdoruesve për të instaluar softuer të dëmshëm, ndërsa çkado që ka përdorur lëshime të shfletuesit për të dërguar malware nuk është përfshirë në test.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus