IBM ka bërë të ditur gjatë ditës së sotme krijimin e dy çipave të rinj eksperimental në bazë të hulumtimeve të saja, të cilët çipa janë strukturuar të tillë që të ngjasojnë më shumë me trurin e njeriut sesa me çipin kompjuterik që njohim sot.IBM po i quan këta çipa si një hap të "paprecedent” drejt krijimit të kompjuterëve inteligjent dhe po shpreson se eksperimenti i ri do të bëhet blloku ndërtues për zhvillimin e kompjuterikës njohëse.Në zhvillimin e këtyre çipave të rinj, IBM po shpreson të krijojë teknologji që më për së afërmi emiton sjelljet njerëzore, në një mënyrë të ngjashme me atë sesi mësohet dhe veprohet. Duke pasur parasysh se çipat kanë një lloj aftësie për të qenë në gjendje për të ndërmarrë vendime duke përpunuar sasi të mëdha të të dhënave, Dhamendra Modha një hulumtues pranë IBM thekson se nuk do të shkoj edhe shumë derisa çipat do të jenë në gjendje të zhvillojnë vetveten.Të dy çipat e rinj që janë zhvilluar nga IBM kanë 256 neurone, njëri ka 262,144 të cilat kompania po i quan sinapsa të programueshme, kurse tjetri ka 65,536 sinapsa "për nxënie”. SInapsat kanë rol të ngjashëm me atë në trurin tonë, që nënkupton lidhjen me neuronet digjitale dhe më pas sa më shumë që të dërgohen sinjale në sinapsë, aq më të fuqishme bëhen ato.Të shpresojmë se në të ardhmen nuk do të kemi punë me Terminatorin, dhe se do të kemi një montim të lehtë të një butoni për fikje të trurit artificial në rast rreziku...
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus