IBM është duke parashikuar që në pesë vitet e ardhshme nuk do të ketë më nevojë për fjalëkalime për email, por njerëzit do të jenë në gjendje t’i kontrollojnë smartphone-ët dhe llaptopët me mendjet e tyre.Mund të tingëllojë si e vështirë për t’u kthyer në realitet, por hulumtuesit në ndërmarrjet e teknologjisë si IBM janë duke punuar për t’i sjellë këto ide në realitet.IBM dhe ndërmarrjet e tjera janë duke punuar në pajisje të cilat mund t’i kontrolloni me mendjen tuaj. Për shembull, në vend se të prekni një ekran të ndjeshëm për prekje ose përgjatë një sërë butonave të vendosur në një telefon, mbase një ditë ju mund të keni nevojë që ta përdorni vetëm mendjen dhe një telefon që mund ta lexojë mendjen për ta bërë këtë lidhje, thotë IBM."Nëse ju vetëm keni nevojë të mendoni për ta thirre dikë, ajo ndodh” tha IBm në parashikimin e vet. "Ose ju mund të kontrolloni kursorin në një ekran kompjuterit vetëm duke menduar për ku dëshironi ta lëvizni atë.”Teknologjia e leximit të mendjes, e njohur si bioinformatika, tashmë është paraqitur në disa shembuj të thjeshtë nga ndërtuesit e lojërave si Mattel dhe inxhinierët në IBM dhe nga ndërmarrje të tjera "kanë dizajnuar kufje me senzorë të avancuar për të lexuar aktivitetin elektrik të trurit që mund të njohë shprehjet e fytyrës, nivelet e ngazëllimit dhe përqendrimit dhe mendimet e një personi pa i bërë ata fizikisht veprimet,” thotë raporti
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus