"Problemi” gati i secilit "tunner” të kësaj bote është: ekzagjerimi. Si të vendoset se a është mjaft kromë, spojlera, inç apo kuaj fuqi, kur mundet edhe pak më shumë? Punonjësit e "Vilner-it” nga Bullgaria kanë gjetur mënyrën për kontrollimin e këtij çrregullimi, ndërsa si dëshmi janë fotografitë të cilat tashmë kanë dalë në internet. Kështu shtëpia e "tunner-imit” e specializuar për bërjen e enterierit, me krijimin e tyre të fundit "i turpëroi” disenjatorët e "Mercedes-it”. Pakoja e bërë është e dedikuar për pronarët e "Mercedes-it”, të modelit të G-klasës, të cilët për ndonjë arsye janë të pakënaqur me nivelin e luksit që e marrin nga gjermanët për paratë që i japin. Në "Vilner” gati në tërësi e kanë ridizajnuar brendësinë e Mercedes-it” dhe e veshën me lëkurën më të përsosur me shtesa të "Alkantar-it” dhe kromit. Se mezi e kanë kontrolluar "çrregullimin” e përmendur më lart flet edhe fakti që edhe çelësin e makinës e kanë veshur me lëkurë. Raporti mediatik i kompanisë bullgare nuk e përmend çmimin e këtij veprimi, por edhe këtu me siguri vlen ajo fjali: "Nëse duhet të pyesni, me siguri që nuk mund t’ia sigurosh vetes këtë”. Pra, sipas të gjitha gjasave makina luksoze e përmirësuar përbrenda nga "Vilner”, do të kushtojë shumë shtrenjtë dhe atë do të jenë në gjendje ta blejnë vetëm ata që e kanë "xhepin e thellë”
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus