Kryesore » 2011 » Maj » 20 » I paralizuari ngritet në këmbë me stimulim elektrik
3:26 PM
I paralizuari ngritet në këmbë me stimulim elektrik
Amerikani 25 vjeçar, që ishte i paralizuar nga pjesa e sipërme e trupit, është në gjendje që të qëndrojë në këmbë falë stimulimit elektrik të palcës së tij kurrizore.
Sipas një kërkimi në revistën mjekësore, "Lancet,” Rob Samers nga Oregoni, tash mund t’i lëvizë gishtat, ijet, gjunjët, kyçin e këmbës si dhe të ecë duke u mbështetur.

Ai u godit nga një makinë në vitin 2006, me ç’rast dëmtoi palcën kurrizore.

Mesazhet nga truri që kalonin nëpër palcën kurrizore, ishin bllokuar dhe ai u paralizua.

Mjekët përmes operacionit i futën 16 elektroda në shtyllën e tij kurrizore.

Samers është ushtruar çdo ditë, duke u përpjekur të qëndrojë në këmbë, të ecë, të lëvizë këmbët e tij, ndërsa pulset elektrike dërgoheshin në palcën kurrizore.

Edhe katër pacientë tjerë janë në radhë për t’iu nënshtruar trajtimit të njëjtë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus