Kryesore » 2012 » Maj » 20 » HTC Desire C
10:03 PM
HTC Desire C
Sipas informatave që qarkullojnë nëpër Internet, HTC së shpejti do të mund të prezantojë smartphone të ri në ofertën e vet. Bëhet fjalë për low-end modelin Desire C.Informatat vijnë nga katalogu i Vodafoneit portugez, para publikimit zyrtar të prodhuesit tajvanez. Specifikimet bëjnë fjalë për ekranin 3,5” me rezolucion 320 x 480 pixelë, kamerën e pasme me rezolucion prej pesë megapixelësh, 4 GB memorie të integruar si dhe procesor me takt pune prej 600 MHz. Përkundër specifikimeve të cilat pak kënd do ta impresionojnë, ky telefon do të liferohet me Android 4 Ice Cream Sandwich, si dhe me bateri prej 1.230 mAh.Çmimi, për tregun evropian, do të duhej të jetë më i ulët se 200 euro, thonë burimet.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus