Kryesore » 2011»Shtator»8 » HP zgjeron linjën e saj TouchSmart dhe Omni “All-in-One”
8:04 AM
HP zgjeron linjën e saj TouchSmart dhe Omni “All-in-One”
HP ka përditësuar gjatë ditës së sotme linjën e saj të produkteve "Të-gjitha-në-një” duke sjellë konfigurim të reja për linjat Omni dhe TouchSmart. Kjo është njëherësh edhe lëvizja e parë nga HP në drejtim të PC’ve qysh prej se pati deklaruar qëllimet e saja për të "evoluuar alternativa tragjike” për biznesin e saj të PC’ve. Linja TouchSmart që më par ka qenë e limituar vetëm në tregun "high-end” tani prezantohet me modele të reja dhe më të lira për xhepin e konsumatorit. 20 inçëshi TouchSmart 320 do të shitet për 600 dollarë kur do të paraqitet në treg në tetor, ndërsa pas tij do të vijnë 21.5 inç TouchSmart 420 për 700 dollarë dhe 23 inç TouchSmart 520 për 900 dollarë.Të gjitha produktet e reja TouchSmart të Hp do të kenë CPU edhe nga AMD edhe nga Intel dhe do të jenë në ofertë me konfigurime fikse dhe të përshtatshme sipas dëshirës së konsumatorit. HP gjithashtu po ofron një ambient softuerik TouchSmart që mundëson vendosjen e kësaj ndërfaqeje direkt mbi Windows 7. Por pavarësisht tërë këtyre risive HP nuk ka ndonjë konkurrent në nivel të lartë për 27 inçëshin më kualitativ iMac të Apple. Për linjën që nuk është me ekran të ndjeshëm në prekje, përkatësisht linjën Omni, HP ka prezantuar dy modele: 800 dollarëshin Omni 220 dhe 400 dollarëshin Omni 120. Modeli 220 është një përditësim i modelit Omni 200 që ka qenë i pranishëm në treg, kurse modeli 120 sjellë një ofertë atraktive në një pako 21.5 inç. Në anën e biznesit janë prezantuar dy oferta: TouchSmart Elite 21.5 inç që ofrohet me gjeneratën e dytë të procesorëve të Intel, Core i7, me deri në 2TB magazinim dhe kartela grafike të ndryshme, dhe me një çmim prej 850 dollarë. Modeli tjetër është HP Pro 3420 që nuk ka ekran të ndjeshëm në prekje dhe ofrohet vetëm me Core i3 dhe Pentium. Çmimi fillon prej 599 dollarë. /pcworldalbanain
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus