HP gjatë ditës së sotme ka shpalosur një version të ri 64GB të tabletit të saj TouchPad përmesueb faqes së saj në Francë. Imazhi që po shihni është shtuar në faqen e parë të HP France dhe si e tillë paralajmëron paraqitjen e modelit 64GB TouchPad, që tani mund të blihet nga kjo faqe për një çmim prej 599 euro. Aty gjithashtu thuhet se TouchPad i ri me memorie të zgjeruar do të jetë gjithashtu edhe në dizajn të përpunuar me të bardhë, ndërsa në aspektin e fuqisë Snapdragon 1.5GHz Dual Core APQ8060 mbetet i pranishëm edhe tek ky model.I riu HP 64GB TouchPad është i gatshëm vetëm për tregun Evropian, ndërsa është thënë se paraqitja e tij do të mund të ndodh së shpejti edhe në tregjet tjera
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus