Kryesore » 2012 » Maj » 9 » HP lëshon disa Ultrabook të rinj
3:28 PM
HP lëshon disa Ultrabook të rinj
Hewlett-Packard i është bashkuar tufës së prodhuesve të kompjuterëve duke paraqitur llaptopët Ultrabook të bazuar në procesorët e rinj Ivy Bridge të Intelit.HP paraqiti Ultrabookët e rinj për konsumatorë dhe biznese nën emrat Pavilion dv dhe Sleekbook. HP ka më tepër se 30 desktopë të rinj për biznese, llaptopë për biznese dhe monitorë në një seri të re. Seria "kthimi-në-shkollë” – e lëshuar para fillimit të vitit shkollor në Shtetet e Bashkuara – i bazuar në çipat e Intelit që janë duke debutuar në vëllime të mëdha në javët në vijim. Procesorët Ivy Bridge kombinojnë grafikët dhe një mikroprocesor në një çip të vetëm.

"Produktet që ne i zbuluam sot janë të frymëzuar nga konsumatorët dhe pohon pasionin tonë për të bashkuar formën, funksionin, stilin dhe besueshmërinë në kompjuterët dhe printerët e shkëlqyer,” tha Todd Bradley, i cili është zëvendës kryetar ekzekutiv në Sistemet Personale dhe për Printim në HP. "Ne jemi mirë të vendosur për të vazhduar dërgimin e nismës në të ardhmen për konsumatorët në Kinë dhe kudo tjetër përreth globit.”

Në mesin e produkteve të reja janë HP Envy SpectreXT, një Ultrabook ultramobile premium për konsumatorët të cilët e vlerësojnë dizajnin dhe funksionimin. HP është gjithashtu duke lëshuar HP EliteBook Folio 9470m, një Ultrabook i dizajnuar që nga fillimi për përdoruesit e bizneseve.

Kjo ndërmarrje është duke zbuluar gjithashtu sistemet HP Envy Sleekbooks dhe HP Envy Ultrabook, ose thënë ndryshe makinat e përqendruara në argëtim me paraqitjet diagonale prej 14 inçësh dhe 15.6 inçësh. HP EliteBook 217p është notebooku më i vogël dhe i hollë i prodhuar nga HP me diagonale të ekranit prej 11.6 inçësh. Dhe për konsumatorët në shtëpi, HP është duke lëshuar HPt410 të gjitha në një Smart Zero Client
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus