Kryesore » 2012 » Qershor » 11 » Hotmail me pamje të re
4:02 PM
Hotmail me pamje të re
Microsoft është duke punuar në ridizajnimin e platformës së vet për email, Hotmail, dhe ka lëshuar fotografi të pamjes së re që kanë dalë në Ueb. Liveside.net lëshoi pamje të dizajnit të ballinës së re të Hotmail. Jo vetëm që duket si Metro – që paraqet ndërfaqen e re të përdoruesit për sistemin operativ Windows 8 të ndërmarrjes – por ajo paraqitet me një emër të ri: Newmail.Sidoqoftë, ende nuk dihet nëse "Newmail” është emri i një hostingu të ri, apo nëse Hotmail do të kalojë në atë emër sëshpejti.Azhurnimi i dizajnit të Windows 8 në Metro synon që të bëhet më i dukshëm në pajisje, dhe do të mundësojë bisedat në rrjetet sociale si Twitter dhe Facebook.
Shikojeni pamjen e re e cila thuhet që do të jetë pjesë e Hotmail, dhe shkruani në komente nëse ju pëlqen apo jo
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus