Kryesore » 2011 » Maj » 27 » Hibridët e parë nga VW, në vitin 2013
3:08 PM
Hibridët e parë nga VW, në vitin 2013
Lajmi i mirë është që "Volkswagen” e konfirmoi prodhimin serik të veturave hibride. Lajm i keq? Do të jenë në dispozicion tek pas dy vjetësh. Automobilat hibridë janë një hap drejt të ardhmes elektrike.
Këtë e kanë futur në gamën e tyre të prodhimit gati të gjithë prodhuesit e automobilave, disa edhe para prodhuesve shumë të mëdhenj të veturave. Më parë prodhuesi gjermanë "VW” kishte deklaruar se prodhimi i automobilave hibrid nuk shpaguhet, por në atë moment çmimi i karburanteve nuk ishte aq i lartë sikur që është tani.

Në "Volkswagen” për tani nuk e kanë bërë të ditur se cili automobila do të jetë të parët që do të fitojnë qarkun hibrid dhe se a do të përbëhen ata nga simbioza benzinë-elektrik apo diesel-elektrik, por sigurisht që do të ofrohen me opsionin e mbushjes nëpërmjet ndërprerësit standarde 220-volt sikurse edhe koncepti Golf Twin-Drive.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus