Nëse keni ndërmend të blini një televizor 3D prisni dhe pak dhe mos shpenzoni shumë para pasi e gjitha mund të shkojë dëm. Bëhet fjalë për një shpikje më të madhe se sa televizori 3D. Një grup kërkuesish britanikë pritet që së shpejti të nxjerrin televizorin QD. Bëhet fjalë për televizorë të hollë po shumë të hollë ama. Gjerësia e televizorit QD mund të jetë sa një fije floku dhe ajo mund të jetë plastike sa që ekranin ju mund ta mbani edhe në xhep. Në fund të vitit të ardhshëm një televizor i tillë pritet të dalë në shtije dhe pritet që të lërë në hije televizorët 3D
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus