Kryesore » 2012 » Maj » 9 » Hakohen mijëra përdorues në Twitter
3:29 PM
Hakohen mijëra përdorues në Twitter
Deri në 55,000 llogari në Twitter thuhet që janë hakuar. Hakimi thuhet që është kryer nga një grup i bashkuar me Anonymous.Sipas Mashable, hollësitë e deri 55,000 llogari të përdoruesve në Twitter ishte thënë që janë postuar në pastebin.com Airdemon.net tregoi për këtë ngjarje dhe pranoi që përdorues të njohur në Twitter ishin në mesin e llogarive të vjedhura, megjithëse nuk ishte thënë se kush ishin në të vërtet këta përdorues.Twitter mohoi për numrin e llogarive të hakuara, duke këmbëngulur: "lista e llogarive dhe fjalëkalimeve ka të bëjë me më shumë se 20,000 të njëjta. Gjithashtu llogari për spam & kredenciale të pasakta për qasje” shkroi @twittercomms në një llogari zyrtare para pak orësh.

Shumë nga fjalëkalimet dhe llogaritë nuk janë të lidhura duke i bërë ato të papërdorura virtualisht dhe duket të jenë spam, beson Twitter.

Sidoqoftë, @twittercomms shtoi: "risi: Kredencialet për zbulimet e dyshuara: Ne jemi duke shikuar në gjendje dhe kemi shtyrë ndryshimin e fjalëkalimeve për llogaritë me mundësi të prekura.”

Mikroblogu ka dërguar ndryshim të fjalëkalimeve tek llogaritë që janë prekur dhe iu ka kërkuar përdoruesve që të vizitojnë qendrën e ndihmës për të ndryshuar fjalëkalimet e përdoruesit.

Kjo nuk është hera e parë që Twitter kishte një ndikim kaq të madh nga hakimet – në vitin 2009 hakerët arritën që të fitjnë qasje në faqen e popullarizuar, duke e bërë Komisionin për Tregti të Drejtë në Shtetet e Bashkuara kërkuar një program "të kuptueshëm” sigurie ose të ballafaqohet me gjoba të rënda nëse dështon ta bëjë këtë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus