Kryesore » 2011»Dhjetor»9 » Hakerët e Kosovës sulmojnë Komunistët e Serbisë (+VIDEO)
9:40 PM
Hakerët e Kosovës sulmojnë Komunistët e Serbisë (+VIDEO)
Grupi i ashtuquajtur "Kosova Network Security / KNS”, të enjten mbrëma, ka sulmuar web faqen zyrtare të Partisë Komuniste Serbe. Sipas një njoftimi dërguar medieve nga ky grup i hakerëve, thuhet se KSN po vazhdon luftën e tyre virtuale kundrejt Serbisë. Në ballinën e web faqes zyrtare të Partisë Komuniste Serbe, ata kanë lenë një mesazh të shkruar në gjuhën angleze, i cili i përkthyer në shqip thotë: "Mesazh për serbët, serbë ju jeni gjithmonë humbës. Mitrovica është e jona dhe gjithmonë do të mbetet e jona. Kuptoni ju serbët e Mitrovicës së veriut. Ne nuk duam që ju të jeni popull i Republikës së Kosovës”.Origjinali në gjuhën angleze, siç edhe mund të shihet në videon e bashkëngjitur, shkruan: "Message for serbs; Serbian you will always remain losers. Mitrovica is ours and always will remain ours. Understand Serbs of Mitrovica in northern. We do not want you to be a national of the Republic of Kosovo”, përfundon mesazhi i hakerëve kosovarë.Ky grup i hakerëve edhe kohë më parë kanë "shkatërruar” faqet zyrtare të qeverisë serbe, prokurorisë si dhe institucioneve të tjera të larta në Serbi.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus