Kryesore » 2011 » Qershor » 5 » Hakerat sulmojnë Nintendo-n
5:25 PM
Hakerat sulmojnë Nintendo-n
Nintendo Co. tha të dielën se një server për faqen e internetit të saj në SHBA kishte qënë hakuar por të dhënat e kompanisë apo konsumatorëve nuk kanë qënë komprometuar. Kjo shënoi herën e parë që gjigandi japonez i lojërave është vënë në shënjestër të sulmeve kompjuterike të përhapura në të gjithë botën.
Incidenti tek Nintendo është jashtëzakonisht i vogël në krahasim me sulmet e hakerave ndaj Sony. Thyerja tek Nintendo nuk përfshinte ndonjë informacion të ndjeshëm dhe nuk ka shkaktuar ndonjë dëm për operacionet e saj apo vështirësi për konsumatorët e saj. 
Megjithatë incidenti në një tjetër gjigand të lojërave ngre dyshime nëse shërbimet online mund të jenë tërësisht të mbrojtura nga hakerat. 

Një grup hakerash i quajtur Lulsec, i cili kishte deklaruar më parë se kishte sulmuar Sony-n, postoi në internet disa të dhëna nga serverat e Nintendos duke mbajtur kështu përgjegjësi për sulmin
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus