Kryesore » 2012 » Mars » 14 » Google – Wallet ose suspendim
1:50 PM
Google – Wallet ose suspendim

Përkundër bazës shumë të madhe të shfrytëzuese të Androidit, Google nuk po arrin të "monetizoj” kërkesën për aplikacionet për këtë platformë. Për shkak të kësaj nuk çudit emaili konfidencial të cilin Google u ka dërguar kompanive të cilat ofrojnë programe, më parë në Android Market, e tani edhe në Google Play.Në letër Google u jap atyre afat prej 30 ditëve që të gjitha pagesat e shfrytëzuesve të kalohen në Wallet, shërbimin e Google për pagesat, në vend të softuerëve që përdoreshin deri tani (PayPal dhe të tjerë) ashtu që paratë të mund të shkojnë më lehtë deri tek llogaritë e Google.Sipas pohimeve për këtë hap janë vendosur të nxitur nga zgjidhja e Apple në iTunes ku developerët nga fillimi ishte të detyruar që të përdorin shërbimin e Apple për pagesa i cili përveç që ia garanton Appleit transferimin e shpejtë të parave, është në dispozicion me vetëm një klik dhe pa kurrfarë komplikime të jashtme.Sipas pohimeve Google është edhe më i shtrenjtë se Apple për developerët në Play dhe ju kërkon të mbaj për vete 30% të çdo transaksioni.Në kohë të fundit gjithnjë e më shumë developer po ankohen për fragmentimin e tregut – ekzistencën e një numri të madh të platformave të ngjashme me Androidin, por nën të cilat qëndron hardueri i ndryshëm për të cilin duhet shkruar softuer i ndarë për optimizim, sikur dhe në rastin e PC-ve, derisa te iOS i Apple ky nuk është rasti. Në të vërtetë, baza harduerike te Apple është e standardizuar në mënyrë rigoroze dhe dihet që më parë, e te Android prodhuesit e ndryshëm shtyjnë para zgjidhjet e veta që janë shpesh shumë të ndryshme.Për momentin duket se kushtet e funksionimit të Walletit, fragmentimi i platformës dhe monetarizimi më i dobët se te iOS po bëjnë që developerët më rrallë të vendosin të zhvillojnë për Android e madje ka edhe të atillë të cilët kanë hequr dorë nga ai

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus