Kryesore » 2011 » Maj » 27 » Google shpalos “kuletën” mobile
4:06 PM
Google shpalos “kuletën” mobile
Njerëzit që kanë telefona që përkrahin teknologjinë NFC, dhe që janë në Nju Jork e San Francisco mund të paguajnë për gjësende të ndryshme në mbi 120,000 dyqane duke përdorur telefonin e tyre.Google të enjten shpalosi një platformë të natyrës "kuletë mobile” të cilën do të kenë mundësi ta testojnë përdoruesit në Nju Jork dhe San Francisco, dhe në këtë formë do të kenë mundësi të përdorin telefonat e tyre (të mençur) për të blerë në dyqane duke afruar telefonin afër një terminali të veçantë për pagesë. 

Google Nexus S është një prej telefonave të vetëm në SHBA që mund të përdorë këtë shërbim, përkatësisht teknologjinë NFC, që është një standard i hapur nga shumë kompani përfshirë Microsoft, Visa, Sony, Nokia dhe AT&T. Megjithatë, Android tani përkrahë teknologjinë NFC dhe telefona tjerë pritet të paraqiten në treg së shpejti që gjithashtu do të përkrahin këtë gjë.

Kuleta ka disa veçori që nuk janë parë në versionet e mëhershme të kësaj natyre. Për shembull, ajo mund të ketë në vete kartela të shumta, përveç asaj MasterCard nga Citi (bankë amerikane) që po ofrohet tani për tani. Në mes tjerash kuleta mund të mundësojë që përdoruesi të paguaj për një gjë në një pikë të shitjes, dhe më pas me një klikim mund të shfrytëzojë cilindo kartelë që dëshiron për të kompletuar pagesën.

Google pret që të paraqes produktin zyrtarisht në SHBA gjatë verës, ku zyrtarët than se rreth 300
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus