Google prezanton rrjetin e saj social Google (+VIDEO)
Google ka lëshuar rrjetin e saj social, në një përpjekje për të sfiduar Facebook-un me një shërbim që lidh së bashku të gjitha faqet e saj ekzistuese të tilla si Gmail. Google+ është strukturuar në një mënyrë të ngjashme me Facebook. Megjithatë, miqtë e përdoruesit ose kontaktet grupohen në rrethe specifike të zgjedhjes së tyre. Shefi ekzekutiv i Google, Larry Page, ka bërë rrjetin social një prioritet për motorin e kërkimit numër një në botë, pozicioni si porta kryesore e të cilit po vihet në rrezik nga njerëzit që qëndrojnë më shumë në Facebook dhe Twitter. Por të tërheqësh konsumatorët në një tjetër rrjet social nuk do të jetë e lehtë, pasi beteja me Facebook-un do të jetë e vështirë, falë më shumë se 700 milionë përdoruesve të rrjetit social. Përdoruesit në rrjetin social të Google mund të organizojnë miqtë e tyre në rrathë të ndryshëm sipas dëshirës - anëtarët e familjes, miqtë e universitetit, bashkëpunëtorët - dhe mund të ndajnë foto, video dhe informacione të tjera me ato grupe. Google+ u zbulua në një edicion të limituar beta këtë javë
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus