Kryesore » 2011 » Qershor » 4 » Google përmirëson kërkimin e fotografive
8:45 AM
Google përmirëson kërkimin e fotografive
Gjiganti botëror i softuerit, kompania Google ka lëshuar disa përmirësime të reja në rezultatet e kërkimit të fotografive, me të cilat synon që t’i ndihmojë përdoruesve të gjejnë më shpejtë fotot e dëshiruara nga motori i saj i kërkimit.
Shumë nga funksionet e reja të prezantuara nga Google para pak kohësh, tani janë lansuar në hapësirën kryesore të rezultateve të kërkimit. 
Tani, fotografitë e kërkuara në motorin e kërkimit shfaqen formë më të plotë, ndërsa nën fotografi paraqiten më shumë informata për fotografinë, duke e bërë edhe më të lehtë përzgjedhjen e imazhit. 

Për më shumë, nëse Google arrin të detektojë se ju jeni duke kërkuar fotografi të caktuar, atëherë ky shërbim do të gjejë më shumë rezultate të ngjashme për ju.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus