Kryesore » 2012 » Maj » 10 » Google paraqet butonin për shpërndarje Google+
8:22 PM
Google paraqet butonin për shpërndarje Google+
Ngjashëm me butonat shpërndarje për Facebook që mund të gjenden në pothuajse tërë internetin, butoni i ri Google+ Share ua mundëson poseduesve të uebfaqeve që t’i ndihmojnë përdoruesit e Google+ që më lehtësisht të shpërndajnë përmbajtje në rrjetin shoqëror të Google. Ai i bashkohen butonit ekzistues +1 që ua mundëson përdoruesve të Google+ të tregojnë se ata e pëlqejnë një faqe ose artikull. Google thotë që butoni i ri për shpërndarje është i mirë për përmbajtjen të cilën përdoruesit mund të duan ta shpërndajnë."Kur vizitorët tuaj gjejnë diçka interesante në faqen tuaj, nganjëherë ju dëshironi të nxitni një vërtetim të thjeshtë (si +1),” tha Rick Borovoy, i cili është menaxher i produktit për Google+, në një postim në blog gjatë të martës. "Sidoqoftë, herë të tjera, ju dëshironi që t’i ndihmoni menjëherë përdoruesit që të shpërndajnë me shokët e tyre. Butoni i sotshëm për shpërndarje i Google+ ua mundëson kryerjen e po asaj.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus