Google pati bërë mjaft zhurmë kur arriti marrëveshje dhe përzgjodhi Kansas City si qytetin e parë ku do të testohet për tregun e konsumatorëve Google Fiber, por ka edhe një vend tjetër të vogël në Amerikë që është duke u testuar: Stanford.Duke qenë afër me qendrën e Google në Kaliforni dhe duke pasur një prej institucioneve arsimore më të respektuara në planet, nuk është keq që ka pasur një investim të këtillë nga ana e Google. Sipas disa banorëve të këtij vendi, shërbimi broadband 1GBps tani është duke u vënë në vepër dhe atë tërësisht pa pagesë për një vit, pasi që Google do t’i shfrytëzojë këta 12 muaj për të analizuar sesi është puna e të qenit ISP. Sipas raporteve shërbimi ende është duke u shpërndarë, sipas të gjitha gjasave në komunitetet ku ndodhet fakulteti. Por megjithatë disa banorë janë shumë të lumtur për përmirësimin në fjalë pasi janë të lodhur nga shërbimi i AT&T, dhe janë veçse duke fërkuar duart dhe të shohin se çfarë do të thotë menaxhmenti i AT&T rreth konkurrencës së re.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus