Kryesore » 2012 » Prill » 28 » Google nën hetime Argjentinë dhe Kore Jugore
10:41 AM
Google nën hetime Argjentinë dhe Kore Jugore
Sipas një lëshimi të bërë nga rregullatorët, veprimtaritë në biznes të Google janë subjekt i hetimeve nga rregullatorët në Argjentinë dhe Korenë Jugore.Agjencia kryesore e antitrustit në Argjentinë dhe Komisioni Korean për Tregti të Drejtë në Korenë Juore kanë hapur një hetim në "praktikat e caktuara biznesi” tha ndërmarrja Mountain View në një dorëzim me Komisionin e Shteteve të Bashkuara për Siguri dhe Shkëmbim gjatë kësaj jave."Komisioni për Konkurrencë në Argjentinë tregoi që ata janë duke e bërë një hetim në kërkimin tonë dhe shërbimet reklamuese të kërkimit, dhe ne jemi natyrisht të lumtur për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre,” tha Google në një deklaratë të dërguar me email.

Hetimi në Korenë Jugore, tha Google "është një hetim që po shkon që filloi vitin e kaluar dhe ne vazhdojmë të bashkëpunojmë me rregullatorët.”

Një zëdhënës në Komisionin Korean për Tregti të Drejtë nuk pranoi të komentoi për hetimin ose të identifikohej, duke cituar një rregull të brendshëm që ua ndalonte zyrtarëve nga diskutimi i hetimeve që janë në zhvillim e sipër.

Sipas një deklarate të dhënë gjatë ditës së djeshme nga agjencia, agjencioni për antitrust në Argjentinë filloi të hetojë Google në nëntorin e vitit 2010 për të përcaktuar nëse kjo ndërmarrje mbante një vend kryesues në kërkimet online dhe tregjet e reklamimit që do të mund të kishin një ndikim reklamimi në garë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus