Kryesore » 2011 » Tetor » 5 » ''Google'' në Kosovë hapet si ''google.rs''
12:45 PM
''Google'' në Kosovë hapet si ''google.rs''
Faqja më e kërkuar e internetit në botë "Google” të martën nuk ka funksionuar si më parë në Kosovë, në vend të adresës në gjuhen angleze si ka qenë deri më tani: www.google.com, është hapur adresa që përfaqëson Serbinë: www.google.rs. Sipas ekspertëve kjo është imponuar nga Serbia, pasi kompanitë e internetit që operojnë në Kosovë, IP-të i kanë të regjistruara në emër të Serbisë dhe jo të Kosovës, pasi Kosova ende nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara. Por veç adresës që paraqet shkronjat "rs”, edhe gjuha e "Google"-es që hapet në Kosovë është në shkronja cirilike. 
Ndryshe, qysh moti është shtruar nevoja që institucionet e Kosovës të veprojnë në drejtim të shkëputjes së internetit nga Serbia dhe të krijojë një lidhje të saj të veçantë, apo internetin ta merr përmes Shqipërisë. Kosova e cila ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008, nuk i shfrytëzon vetëm IP-të e internetit që janë të regjistruara në emër të Serbisë, por edhe prefiksi i telefonisë fikse është i regjistruar si pjesë e Serbisë, nga të cilat Serbia çdo vit përfiton miliona euro.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus