Kryesore » 2012 » Shkurt » 22 » Google ndjek përdoruesit e Safari
12:54 PM
Google ndjek përdoruesit e Safari
Google është kritikuar sepse ka shkelur parametrat e sigurisë në shfletuesin Safari të Apple, në përpjekje për gjetjen e personave që përdorin Safar-in në Desktop dhe iPhone, shkruan ITshqip.Ky veprim i qëllimshëm ka tërhequr patjetër kritika të ashpra nga përdoruesit, dhe Google nuk është i vetmi që e ka bërë këtë, gjithashtu tjera kompani kanë shfrytëzuar shtegun për ndjekjen e përdoruesve. Sipas Jonathan Mayer, studiues i pavarur në Universitetin e Stanfordit që zbuloi këtë fshehtësi nga Google tha se: "Të dhënat tona sugjerojnë se miliona përdorues janë ndjekur nga Google përmes shfletuesit Safari.”Edhe Apple ka folur për këtë situatë, duke thënë: "Ne jemi të vetëdijshëm se disa palë të treta kanë shmangur privatësinë e Safari-t, dhe ne jemi duke punuar për të vënë një ndalesë për ata që ndjekin përdoruesit.”Google duhet të bëjë diçka për të fituar përsëri besimin e përdoruesve, e gjithashtu duhet të mendoj dhe të mos shkelë politikën e privatësisë. Të paktën të informoj përdoruesit që ata nuk janë të ndjekur, ose të ofroj ndonjë tjetër alternativë
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus