Kryesore » 2012 » Korrik » 22 » Google mund të filtroj kërkimet lidhur me piraterinë në Francë
0:51 AM
Google mund të filtroj kërkimet lidhur me piraterinë në Francë
Gjigantit Google mund t’i kërkohet të filtroj ndarjen e skedarëve lidhur me termat e kërkimit në Francë, në pritje të një vendimi nga Gjykata Kombëtare e Apelit.Në fillim të 2010, grupi i industrisë së regjistrimit francez SNEP kërkoi veprime ligjore në përpjekje për të patur terme të tilla si "torrent”, "Rapidshare”, dhe "Megaupload” të cenzuruara nga tiparet "Autocomplete” dhe "Instant” të ofruesit të kërkimit, një lëvizje kjo e bërë në ShBA dhe shtete të tjera një vit më parë.Autocomplete përpiqet të parashikoj kërkimet tuaja në kohë reale dhe ofron pyetje të sugjeruara, ndërsa Instant automatikisht shfaq rezultatet e parashikuara ndërsa ju shkruani.Në të dyja rastet, organizata si SNEP argumentoi se Google mbështet piraterinë. Në një shembull të treguar nga TorrentFreak, nëqoftëse një përdorues shkruan emrin e një artisti të famshëm, makina e kërkimit mund të rekomandoj fjalët kyçe të lidhura me piraterinë, duke e bërë më të thjeshtë për ta të gjejnë përmbajtje të paligjshme.Pasi dështuan të bindnin dy gjykatat e ulta, grupi muzikor francez arriti sukses në Gjykatën e Lartë të vendit, e cila vendosi se cenzurimi i fjalëve kyçe është një qasje e përshtatshme për të ulur piraterinë online. Edhe pse Gjykata përcaktoi se Google nuk mund të mbahet përgjegjëse për shkeljet që ndodhin në faqet në rezultatet e kërkimeve të saj, ajo beson se kompania ka përgjegjësinë ta bëj atë më të vështirë për përdoruesit për të zbuluar materiale të paligjshme.

Duke filtruar terme si "PirateBay” ka treguar të jetë efektive në uljen e numrit të pyetjeve që i përkasin fjalëve të cenzuruara, por është shumë e vështirë të përcaktosh nëse kjo shkakton ndonjë ndryshim sasior në sjellje.

Ndërsa kërkimet e PirateBay në Google janë përgjysmuar në disa raste që nga nëntori i kaluar, faqja e torrentit deklaroi se nuk është dëmtuar nga ky ndryshim dhe që merr të njëjtin trafik nga Google
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus