Kryesore » 2012 » Korrik » 22 » Google Maps sjell më shumë pamje 3D të Antarktidës
2:28 PM
Google Maps sjell më shumë pamje 3D të Antarktidës
Google Maps ka shtuar disa imazhe të reja panoramike nga kontinenti i akullt i Antarktidës. Ato përfshijnë edhe pika interesante si kasollja e eksploruesit Ernest Shackleton, pjesë e ekspeditës Nimrod. Për herë të parë Google shtoi pamjet panoramike të Antarktidës në vitin 2010, por me një numër të kufizuar. Në fakt, ashtu vazhdojnë të jenë edhe sot. Është e vështirë të eksplorosh Antarktidën përmes Google Street View (jo se në jetën reale është më e lehtë), por të paktën përdoruesit kanë mundësi t’i hedhin një sy disa prej pjesëve më interesante të saj.  
Më poshtë jepet një listë e 5 vendndodhjeve që nuk duhet të lini pa i shikuar me Google Street View:

1. Kasollja e Shackleton

E ndërtuar në vitin 1908, kjo kasolle u përdor nga eksploruesi i famshëm Ernest Shackleton dhe ekuipazhi i tij gjatë ekspeditës Nimrod në vitet 1907 – 1909. Ajo gjendet në kepin Royds, në perëndim të ishullit Ross.

2. Kepi Royds Adélie i Pinguinëve

Shumë pranë kasolles së Shacketon ndodhet kepi Royds, i cili siç shihet edhe nga pamjet është gjithmonë i populluar me pinguinë.

3. Poli Jugoi i flamujve

Fare pranë stacionit të polit jugor Amundsen-Scott, gjendet një zonë me flamujt e 12 shteteve pjesëmarrëse në traktatin e Antarktidës.

4. Teleskopi i Polit të Jugut

Në stacionin e polit jugor gjendet edhe teleskopi, i ndërtuar mes nëntorit 2006 dhe shkurtit 2007. Ai përdoret për të studiuar të dhëna dhe për të zbuluar detaje mbi pyetjet që e kanë magjepsur gjithmonë njerëzimin, si psh. ‘sa i vjetër është universi?’.

5. Kasollja e Scott-it

Gjendet në kepin Evans në ishullin Ross. Është ndërtuar në 1911 gjatë ekspeditës Terra Nova të Robert Falcon Scott. Kjo ekspeditë ishte e dyta që arriti polin e jugut, pasi një grup norvegjezësh të udhëhequr nga Roald Amundsen, mbërritën një muaj më parë në pol. Edhe pse i'a dolën të shihnin polin, skuadra e Scott-it vdiq gjatë rrugës së kthimit për në kampin e pikënisjes.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus