Kryesore » 2012 » Korrik » 4 » Google Maps punon edhe në offline mode
10:13 PM
Google Maps punon edhe në offline mode
Pasi që në fillim të qershorit u prezantuan disa mundësi të reja të Google Maps, Google gjatë konferencës I/O edhe e ka bërë të disponueshëm versionin e ri të këtij aplikacioni. Risia më e madhe është mundësia e shfrytëzimit të aplikacionit në modin offline, pra pa pasur nevojë për kurrfarë lidhje të Internetit. Të gjithë pronarët e tabletëve dhe telefonave Android tani mund të planifikojnë paraprakisht dhe të ruajnë hartat e më shumë se 150 vendeve dhe t’i shfrytëzojnë në offline mode. Risi janë edhe fotografitë panoramike të avancuara në modin Street View, si dhe modi Compass i cili mundëson shikimin e lokacioneve të brendshme dhe të jashtme duke përkulur dhe lëvizur aparatin. Do të jetë kjo një goditje e fortë për shumë kompani që punojnë me navigim dhe pajisjet naviguese. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus