Google Maps ngatërron shtëpinë me parkun shtetëror
Një gabim i Google Maps po e bën të vështirë jetesën për një çift nga New Jersey. Një shtëpi private është bërë destinacion për turistët pasi Google Maps gabimisht e kishte listuar vendodhjen e saj si Round Valley State Park. Për tre vitet e fundit vizitorë të hutuar që kanë përdorur Google Maps për të gjetur rezervuarin e parkut janë shfaqur në shtëpinë e pronarëve duke i detyruar ata të vendosin shenja dhe një gardh. Google ka thënë se po përpiqet ta rregullojë këtë problem
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus